Treguesi

Interview in Süddeutsche Zeitung 24.11.07

Blutiges Edelweiß. Die 1. Gebirgs-Division im 2. Weltkrieg

Hermann Frank Meyer
Blutiges Edelweiß. Die 1. Gebirgs-Division im Zweiten Weltkrieg
(Berlin: Ch. Links-Verlag, 2007)
www.linksverlag.de

(Libri do të dalë në gjuhët italiane dhe greke në 2008)

E bardha – e veshur në kapuç dhe mëngë – ishte distinktivi i Divizionit të I-rë Malor të Ushtrisë Gjermane, që ishte një trupë-elitare dhe që e përdorte distinktivin edhe njëmbëdhjetë vjet pas mbarimit të luftës, dhe u fut sërisht prej ish forcave drejtuese të ushtrisë gjermane në ushtrinë federale. E bardha përdoret në rrethet e tyre ashtu sikurse edhe në “Rrethet Shoqërore të Grupit Malor” të themeluara pas lufte deri në ditët tona si simbol i “të qenit ushtar i mirë në paqe dhe në luftë”. Me një kujdes të tillë ndaj traditës bëhet që edhe krimet e luftës të ushtruara në Luftën e Dytë Botërore të heshtin. Si u arrit deri këtu, kush i ka dhënë urdhrat kriminale, kush i ndjek ato, si u ec përpara në mënyrë jonjerëzore, dhe sipas cilës mënyrë fyese u hodhën poshtë të gjitha procedurat hetuese të pasluftës dhe kriminelëve nuk iu kërkua asnjëherë llogari, janë pyetjet bazë, që shkrimtari i ka shtruar dhe për të cilat ai kërkon të japë një përgjigje.

Përkrah procedurave hetuese qe u zbatuan në Gjermani, Greqi dhe Itali dhe “Procesit të Përgjithshëm Juglindor”, Rasti VII, para gjygjit amerikan të luftës në Nyrenberg, autori ka marrë në konsideratë të gjitha dokumentat relevante të ushtrisë gjermane, pjesërisht literaturë në kujtim të lavdive të luftës të ish Gjahtarëve Malorë po ashtu ditarët e tyre dhe publikimet historiko-ushtarake të botuara pas luftës nga historianët dhe specialistët në lidhje me Divizionin e I-rë, në Gjermani, Itali, Greqi, Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Kërkimet e drejtuan atë në dhjetë vende në mbi dy duzina arkivash. Në Greqi dhe në Shqipërinë e jugut ai ka kërkuar pjesërisht në kushte aventureske në mbi 200 fshatra për të pyetur dëshmitarët e kohës dhe për të kërkuar vend më vend. Shpesh ai gjendej atje si gjermani i parë i pasluftës së dytë botërore. Megjithëse kanë kaluar mbi gjashtëdhjetë vjet, barbarizmat e luftës në këto vende janë të paharruara.
Në hyrjen e librit, autori përshkruan lindjen e Divizionit të I-rë Malor nga nacionalsocialistët dhe karrierën e protagonistit të tyre, gjeneralit të trupës malore Hubert Lanz, që e drejtoi Divizionin në fushatën ushtarake dhe që më pas ishte kryesuesi i Trupës Ushtarake Malore të XXII. Pastaj ai përshkruan sulmet në fushatat ushtrarake kundër Polonisë, Francës, Jugosllavisë dhe luftës shfarosëse kundër Bashkimit Sovjetik (“Divizioni i I-rë Malor në luftimet prej shtatorit 1939-mars 1943”).

Pas sulmit me shumë humbje në Kaukaz, Divizioni u transferua për të ashtuquajturin freskim në Ballkan, ku ai për herë të parë u konfrontua me partizanët në Mal të Zi (“Sipërmarrja e Zezë: Konfrotimi me Partizanët në Mal të Zi, maj - qershor 1943”).

Për shkak se fuqitë e boshtit i trembeshin një pushtimi të aletatëve në zonën e Europës jug-lindore, transferimi u mbyll në Greqi dhe në Shqipërinë e jugut. Ndonëse pati luftime sporadike me partizanët grekë dhe shqiptarë, aksioneve të tyre iu përgjigjën me shkatërrime sistematike të fshatrave dhe vrasje të banorëve lokalë përgjatë rrugës së marshimit (“Divizioni i I-rë Malor në Thesali, Epir dhe Shqipërinë e jugut”).

Autori përshkruan me detaje masakrimin e popullsisë civile në Borovë, Leskovik, Ersekë, Barmash, etj. Vetëm në Borovë u vranë pasditen e 6 korrikut 1943 gjithsej 107 civilë – 64 femra dhe 43 meshkuj. Pesë familje u fshinë plotësisht, 97 familje humbën të afërm. Fëmija më i vogël ishte katër muajsh dhe gruaja më e moshuar 80 vjeçe. 47 persona u përkisnin grupmoshës nga 1 deri 20 vjeç, 37 grupmoshës nga 21 deri 60 vjeç dhe 23 grupmoshës nga 61 deri 80 vjeç. 95 ndërtesa u shkatërruan, dhe vetëm 7 i mbijetuan shkatërrimit. Në kishë u vra një grup prej 25 burrash, që kishin gjetur strehim tek prifti. Të tjerët u dogjën në shtëpitë e tyre. Tre kisha dhe dy mullinj uji u bënë shkrumb e hi.

Më 11 qershor sulmoi një kompani e Gjahtarëve Malorë përgjatë lumit Vjosë në drejtim të veri-perëndimit dhe shkatërroi dy nga vendet më të mëdha Zhepërr dhe Draçovën. Atje kompania ekzekutoi “60 njerëz civilë” që nuk kishin patur mundësi të largoheshin – përkatësisht 30 në çdo vend.

Gjenerali Lanz ndër të tjera u emërua komandanti i sektorit ushtarak në zonën e Karkovit ku pretendohet se nuk i ndiqte këshillat e Hitlerit dhe hiqej si një resistues (“Loja e ndërmjetme: Hubert Lanz si një komandant i emëruar i një sektori ushtarak nga Hitleri (janar-shkurt 1943”). Ai e mbajti komandon vetëm disa javë të fshehur. Në qershor 1943 ai u ngarkua me detyrën e ngritjes së trupës luftarake malore të XXII në Greqi, që iu bashkangjitën Divizionit të I-rë Malor dhe Divizionit Gjahtar të 104-t (“Trupa ushtarake malore XXII e Re”). Në këtë funksion Lanz ishte i përgjegjshëm në lidhje me çarmatosjen e divizioneve italiane pas kapitullimit italian në shtator 1943 në Greqinë perendimore dhe në Shqipërinë e jugut. Në kuadër të këtij operacioni, u fut në përleshje të herë pas hershme me partizanët shqiptarë, që kishin marrë në formacionet e tyre italianë të dezertuar. Vrasjet e kryera atje të ushtarëve italianë të marrë peng dhe oficerëve dhe partizanëve shqiptarë përbëjnë një nga tematikat kryesore të librit. Në lidhje keto vrasje – në bazë të numrit të viktimave dhe masakrave të kryera nga ushtria gjermane janë shkruar me qindra libra, artikuj shkencorë dhe artikuj gazetash, por në pjesën më të madhe të artikujve, autorët kanë pretenduar dhe spekulluar me proceset dhe numrin e viktimave të vërtetë dhe kështu kanë ndërtuar legjenda mbi të cilat autori kërkon të hedhë dritë. (“Çarmatimi i Trupave Ushtarake Italiane, shtator-tetor 1943”).

Pas tërheqjes së italianëve, komandanti i regjimentit, Iperleitnanti Josef Salminger u dorëzua në një goditje partizane nga plagët e tij. Lanz-i urdhëroi “hakmarrjen” të tjera maskra mbi civilët, bërjen shkrum e hi dhe grabitjen e të gjithë vendeve. Nën presionin e gjermanëve komandanti i lëvizjes së rezistencës së orientuar djathtas (EDES) Napoleon Zervas ishte gati për një marrëveshje armëpushimi. Në lidhje me këtë çështje ende të diskutueshme të bashkëpunimit, që ishte bashkë-vendimtare për shpërthimin e luftës civile në Greqi dhe futjen e tij më 1949, autori parashtron një sërë dokumentash të papublikuar deri tani (Lufta partizane në Epir dhe dhe Marrëveshja Fisnike Ndërmjet Gjermanëve dhe EDES-it).

Duke qenë se EDES-i u përmbajt, divizioni i I-rë Malor u tërhoq nga Greqia në nëntor të 1943, luftoi në Serbi kundra partizanëve të Titos dhe u caktua në fillim viti për çarmatosjen e partizanëve hungarezë. Pastaj ai u kthye sërisht në Epir, Maqedoni dhe Shqipërinë e jugut, ku pati luftime me dy çeta të mëdha partizanësh të orientuar majtas dhe u shkaktoi atyre humbje të mëdha. Sipas dëshmive të autorit në këto operacione humbën jetën 2500 shqiptarë dhe 1000 grekë. Më pas Divizioni i I-rë Malor u vendos në Serbi dhe Hungari, ku në betejat për Beogradin edhe Plattensee vuajti edhe humbjet më të mëdha të luftës së dytë botërore. Fundin e luftës ai e përjetoi në Austri.

Më tej Divizioni i XXII i Trupës Ushtarake Malore ndali në Epir, atij iu bashkangjitën disa batalione dhe divizioni i 104-t i gjahtarëve. Ky i fundit bashkëpunonte në Agrinio me çetat kolaboracioniste greke të sigurisë duke kryer aksione të përbashkëta për çlirimin e pengjeve dhe kundra partizanëve të orientuar majtas ELAS. Ndërkohë komandanti i EDES-it Zervas lëvizte sa tek gjermanët tek bashkimi i oficerëve britanikë (BLO) me qëllimin, që pas lufte të merrte pushtetin në Greqi me trupat e tij të papërdorura. Në këtë hark kohor ndodh edhe zhvendosja e popullsisë hebraike nga Greqia perendimore, në të cilën gisht pati edhe Trupa Ushtarake Malore e XXII (“Divizioni i I-rë Malor si ‘Zjarrfikës’ në Europën e jugut, Zhvendosjet e Hebrenjve dhe Tërheqja, nëntor – maj 1945”).

Fundi i librit përbëhet nga kapitulli mbi karrierën e pasluftës të ish oficerëve të Divizionit dhe trupave të Divizionin e I-rë Malor të ushtrisë federale sikurse edhe me aktivitetet e “Rrethit shoqëror të grupit malor” (Karrierat e paslufte dhe Divizioni i I-rë Malor si Pjesë e Ushtrisë Federale”)
























Weitere Bilder...

© H.F. Meyer 2007 |